Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Podujevës, ku një i mitur ka sulmuar me thikë gjyshen e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë ndihmë mjekësore pas incidentit, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë nga njësitet policore.
Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Rasti është konfirmuar edhe nga burime zyrtare dhe është duke u trajtuar si sulm trupor me armë të ftohtë në rrethana familjare. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur motivet e këtij veprimi të rëndë.
