Një rast i rëndë abuzimi seksual është raportuar në Gjilan, ku një vajzë e mitur ka denoncuar në polici se gjatë muajit korrik të këtij viti ishte shfrytëzuar seksualisht nga një burrë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se ishte takuar me të dyshuarin në mes të muajit korrik 2025, ku dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me të.
“Viktima, femër kosovare – e mitur, ka lajmëruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin, mashkull kosovar, dhe ai e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë,” thuhet në raportin e policisë,
