E mitura e dyshuar për dhunim, kapet me foto të armës në telefon

Para 10 muaj

Gjatë hetimeve lidhur me një rast të dyshuar për dhunim, autoritetet në Vushtrri kanë intervistuar një të dyshuar femër, shtetase e Kosovës dhe e mitur.

Gjatë ekzaminimit të telefonit të saj, është zbuluar një fotografi ku ajo shihet duke mbajtur një armë në dorë.


E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ku është mbrojtur në heshtje.

Me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/