Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Ferizaj, ku një 20-vjeçare dyshohet se ka lindur fshehurazi në tualet dhe më pas ka lënë foshnjën e porsalindur në koshin e mbeturinave. Rasti u zbulua nga stafi mjekësor pasi u dëgjuan të qarat e bebes, ndërsa mjekët ndërhynë menjëherë. Sipas raportimeve, e reja ishte paraqitur më herët për ndihmë mjekësore pa u ditur se ishte shtatzënë. Policia dhe Inspektorati Shëndetësor kanë nisur hetimet, ndërsa e dyshuara po trajtohet nën mbikëqyrje mjekësore dhe psikologjike.
