Edhe pse askush nuk ka të drejte të fyejë , madje kjo më nyrë të sjelluri është e dënueshme edhe me ligj, njerzit fyejnë pa u menduar dhe pa patur nevojë për leje. Këtë sjellje e aplikojnë të gjithë duke filluar nga nëna që mallkon kur është e nxehur apo betohet për kokën e fëmijës dhe kjo sjellje bëhet mënyrë edukimi për fëmijët. Kur shohim adoleshentët që bullojnë një ri-tjetrin, bezdisemi dhe i shajmë , pa na shkuar në mënd të bëjmë ndonjë gjë tjetër. Sjellja në përmjet fyerjes është e lidhur me pushtetin e më të fortit që të mund me frikën tënde. Kur nëna të mallkon apo babai të poshtëron nënën dhe tremb fëmijën si shpirtërisht dhe fizikisht, fëmija mendon se kështu është jeta që i forti të tremb dhe fiton mbi ty. Kur në Tv sheh e dëgjon fyerje, kur në shkollë të trëmbin dhe të pengojnë që të mësosh, nuk ka rrugë tjetër ose të nënshtrohesh dhe të bëhesh palë me të fortin, ose të pranosh përjashtimin dhe nënshtrimin apo izolimin. Lira Gjika(psikologe)
