E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë në Gjakovë

Para 1 muaj

38-vjeçari i vrarë këtë mëngjes në qytetin e Gjakovës është Rasim Binakaj.

Kjo u bë e ditur edhe përmes postimeve të familjarëve në rrjetet sociale, të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e tij.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, viktima është vrarë nga i dyshuari Nexhdet Zymberaj, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Nga ky rast tragjik ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, 29-vjeçari Edin Mehmeti, i cili po merr trajtim mjekësor.