Shtatë shtetas të Kosovës dyshohet se janë ndaluar në kufirin Kroaci–Serbi. Ngjarja është bërë publike përmes një videoje të publikuar nga “Jepi zë”, ku një pasagjere tregon se pesë pasagjerë dhe dy shoferë janë ndaluar nga autoritetet kufitare.
Sipas saj, ndalimi ka ndodhur që nga ora 15:00 e së shtunës, ndërsa në video shihet se kufiri ishte i lirshëm për qarkullim.
Ngjarja është ende në zhvillim dhe pritet më shumë informacion nga autoritetet përkatëse.
