Në veri të Kosovës është raportuar për rrëmbimin e një qytetari serb. Sipas gazetarit Urall Boshnjaku, dyshohet se në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiq, i cili mund të ketë hyrë në territorin e Kosovës bashkë me grupin e tij. Ata dyshohet se kanë sulmuar dhe rrëmbyer viktimën pranë kufirit, në një zonë ku ndodhen forcat e KFOR-it.
