Dyshohet për trafikim me njerëz, arrestohet një person në Gjilan

Para 2 muaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuar për përfshirje në veprën penale të trafikimit me njerëz. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 22 janar, ndërsa arrestimi është realizuar pas veprimeve hetimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.