Dyshime për manipulim votash, aksion i Prokurorisë në Malishevë

Para 3 muaj

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar një aksion hetimor në Komunën e Malishevës, lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor. Sipas zëdhënësit Drini Domi, komisionerët janë duke u intervistuar, ndërsa pas orës 13:00 pritet një qëndrim zyrtar. Deri më tani, mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar në kuadër të hetimeve.