Anëtarë të KQZ-së kanë ngritur dyshime ndaj disa OJQ-ve që kërkuan akreditim për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Veçanërisht është përmendur organizata “Shoqata Fuqia e Zërit”, e regjistruar vetëm 10 ditë para aplikimit, që kërkoi një numër rekord prej 259 vëzhguesish.
Pavarësisht se Sekretariati i KQZ-së tha se kriteret formale janë përmbushur, kjo OJQ ishte ndër 7 të refuzuarat përkohësisht, për shkak të kërkesës për më shumë informacione. TV Dukagjini tentoi të kontaktojë organizatën, por as përmes telefonit, as në adresën e dhënë, nuk arriti të komunikojë me përfaqësuesit.
