Dy të arrestuar në Shkozë për kontrabandim të emigrantëve

Para 7 muaj

Dy persona janë arrestuar në Shkozë të Prizrenit për kontrabandim me emigrantë, të martën.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit me veturë u munduan të bëjnë kontrabandë me emigrantë me qëllim të përfitimit pasuror.

Të dyshuarit kanë deklaruar se destinacionin kanë pasur Mitrovicën.

Për rastin është njoftuar prokurori.