Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin për fajde, pasi dyshohet se i kanë marrë viktimës kamatë mujore deri në 100%, duke shfrytëzuar gjendjen e saj të rëndë financiare.
Gjatë operacionit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe janë sekuestruar para të gatshme dhe prova materiale. Të arrestuarit, F.B. (32) dhe L.G. (22), me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
