Rahovec, 2 tetor 2025 – Dy qytetarë nga Rahoveci kanë treguar shembull të lartë qytetarie duke dorëzuar në polici shumën prej 1,950 eurosh që kishin gjetur në rrugën “Sheh Mihedini” në qytet.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, dy persona, I.Sharku dhe H.Haxhimustafa, u paraqitën në stacionin policor në Rahovec dhe dorëzuan paratë e gjetura; I.Sharku 1,000 euro dhe H.Haxhimustafa 950 euro.
Paratë iu kthyen pronarit, i cili gjithashtu ishte paraqitur në polici për të raportuar humbjen e shumës së hollash
