Dy policë në Mitrovicë suspendohen, dyshohen për shkelje disiplinore

Para 0 vit

Dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të shtunën janë suspenduar nga detyra për 72 orë.

Sipas Policisë vendimi është marrë pasi të njëjtit dyshohet se  janë të përfshirë  në  shkelje disiplinore.

Hetimet ndaj tyre thuhet se do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve displinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme.

“Me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Jugut, dy zyrtar policor të  Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, janë suspenduar nga detyra për shtatëdhjetë  e dy (72 orë). Ky vendim është marrë në orët e hershme të ditës së sotme, me 03 maj 2025 ,pasi dy zyrtarët policorë dyshohet se  janë të përfshirë  në  shkelje disiplinore.  Hetimet ndaj dy zyrtarëve do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve displinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.