Dy prindër kanë raportuar në polici zhdukjen e fëmijëve të tyre, një djalë dhe një vajzë, në Mitrovicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, fëmijët janë larguar nga shtëpitë dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tyre.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa çështja po hetohet nga autoritetet kompetente.
