Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes në terren pas reshjeve të shiut

Para 15 ditë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe në terren që nga mbrëmë, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë ndikuar në disa rrugë të vendit. Ai ka theksuar se po ndërhyhet kudo që është e mundur për përmirësimin e kushteve të qarkullimit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vozitin me kujdes dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës.