Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvend me ndihmën e deputetes boshnjake Duda Balje, kryetare e Partisë Sociale Demokratike Unike (SDU).
Balje konfirmoi pjesëmarrjen në një prononcim në Debat Plus, duke theksuar se vendimi ishte për nevoja procedurale dhe se nuk do të ndikojë në pavarësinë e saj politike. Ajo sqaroi se nuk do të votojë automatikisht sipas linjës së AAK-së, veçanërisht për çështjet që lidhen me një qeveri të mundshme nga Lëvizja Vetëvendosje.
