Dua Lipa rikthehet në studio në Paris për projekte të reja muzikore

Para 2 muaj

Dua Lipa po qëndron këto ditë në Paris, ku ka gjetur kohë edhe për t’iu rikthyer punës në studio muzikore.

Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj një kolazh fotografish në Instagram, ku mes tyre shihen edhe momente nga procesi i punës në studio.

Pamjet kanë ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët prej kohësh presin materiale të reja nga artistja.