Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore më 17 shkurt në Prishtinë në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

Para 3 muaj

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në ora 14:00 do të mbahet një protestë paqësore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbrojtje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Protesta organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, e cila ka theksuar se data është zgjedhur simbolikisht, pasi përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Organizatorët kanë shprehur shqetësim për zvarritjen e procesit gjyqësor dhe perceptimin e ndikimit politik, duke theksuar se protesta ka karakter qytetar dhe synon mbrojtjen e parimit të drejtësisë.