Dragica Çeku, bashkëshortja e ish-kryeministrit dhe gjeneralit të njohur Agim Çeku, ka ndërruar jetë sot.
Lajmin e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Dragicës, duke theksuar se ajo ndërroi jetë në qetësi.
Detaje të mëtejshme lidhur me ceremoninë e varrimit apo rrethanat e ndarjes nga jeta nuk janë bërë publike deri tani.
