Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministrin e MKRS-së Hajrulla Çeku, vizituan në Dragash punimet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr, projekt me vlerë rreth 1 milion euro. Qendra po ndërtohet në bazë të një memorandumi mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Sharrit, ndërsa objekti me mbi 3 mijë m² pritet të përfundojë brenda dy vjetësh. Kurti u informua nga afër për dinamikën dhe planin e punimeve.
