Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave me postë në komunën e Dragashit. Rezultatet tregojnë se kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 1,181 vota, apo 55.92% të totalit. Pas tij renditet kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, me 537 vota (25.43%), ndërsa në vendin e tretë është Filiz Mustafa e LVV-së me 350 vota (16.57%).
Kandidatët Usmen Balxhi nga Koalicioni Vakat dhe Nexhmidin Sejdilar kanë marrë përkatësisht 26 dhe 18 vota.
Sipas Eugen Cakollit nga KDI, me këtë rezultat nuk ka fitues në rundin e parë, kështu që gara në Dragash do të përcaktohet në balotazh. Ai theksoi se për të fituar pa balotazh, Xheladini do të duhej të siguronte rreth 85% të votave të diasporës.
