Dorëzohet në polici i kërkuari për 500 kg drogë në Suharekë

Para 1 muaj

I dyshuari Fazli Ndrecaj është dorëzuar në stacionin policor në Suharekë, pasi ishte në kërkim që nga tetori i vitit të kaluar.

Lajmi u konfirmua nga Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i dyshuari është paraqitur në polici i shoqëruar nga avokati i tij.

Ndrecaj dyshohet për vepra penale që lidhen me narkotikë, përfshirë një rast me rreth 500 kilogramë drogë, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Rasti tashmë është marrë në trajtim nga njësitet përkatëse hetimore, në koordinim me prokurorin.