Situata mes Dolces dhe Limit në shtëpi po bëhet gjithnjë e më emocionale. Pas veprimeve të fundit të Limit dhe përqafimit të tij me Albën, Dolce është prekur thellë dhe ka shpërthyer në lot, teksa dëgjonte këngën “Gjithçka që unë doja”, e cila duket se përkoi me gjendjen e saj shpirtërore. Ende mbetet e paqartë nëse Limi do të sqarojë raportin me Dolcen apo do të afrohet më shumë me Albën.
