- 13 anije të flotiljes “Sumud” janë ndaluar nga forcat izraelite ndërsa po lundronin drejt Gazës me ndihma humanitare dhe aktivistë ndërkombëtarë.
- Albulena Fazliu, aktiviste nga Kosova, është mes personave të ndaluar. Ajo ishte pjesë e flotiljes në shenjë solidariteti me popullin palestinez.
- Flotilja përbëhet nga mbi 40 anije civile, me rreth 500 pasagjerë, përfshirë parlamentarë, avokatë dhe aktivistë nga mbi 40 shtete.
- Në bord ishte edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila u shfaq në një video të shpërndarë nga Ministria e Jashtme izraelite.
- Aktivistët publikuan video në rrjetin Telegram, ku shprehin se janë ndaluar kundër vullnetit të tyre dhe theksojnë karakterin paqësor e humanitar të misionit.
- Flotilja synon të çajë bllokadën ndaj Gazës, duke hapur një korridor humanitar për ndihma.
- 30 anije të tjera vazhdojnë rrugën drejt Gazës, ndërsa disa shtete si Turqia, Spanja dhe Italia kanë dërguar mjete mbështetëse në rast nevoje për ndërhyrje.
