Dogana zbulon tentim shmangie TVSH-je për mallra farmaceutike

Para 3 muaj

Zyra e Brendshme Doganore në Prishtinë ka konstatuar se një dërgesë e deklaruar si lëndë e parë për prodhim përmbante produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë. Dogana ka vlerësuar mallrat rreth 49 mijë euro dhe ka konkluduar se është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së, duke mos paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë certifikatën për import. Rasti përbën kundërvajtje doganore sipas ligjit në fuqi.