Dogana e Kosovës regjistron përparim të dukshëm, sipas raportit të Komisionit Evropian

Para 5 muaj

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson progres të rëndësishëm të Doganës së Kosovës, duke përfshirë: zgjerimin e terminaleve publike doganore, uljen dhe heqjen e tarifave, rritjen e të hyrave me mbi 170 milionë euro gjatë vitit 2024, luftën kundër mashtrimeve dhe kontrabandës, përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, përdorimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, si dhe rekrutimin e stafit të ri profesional.

Dogana ka arritur gjithashtu rezultate të larta në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe kontrollin e tregut për produktet e akcizës. Komisioni Evropian ka dhënë rekomandime për vitin e ardhshëm, duke përfshirë përforcimin e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e sistemeve digjitale dhe heqjen e tarifave të mbetura për eksportuesit dhe importuesit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave që rrisin transparencën, integritetin dhe efikasitetin në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë.