Dogana e Kosovës kap 120 kg marihuanë në autobus nga Shqipëria, arrestohet shoferi

Para 6 muaj

Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës ka sekuestruar rreth 120 kilogramë marihuanë, në një aksion të kryer sot në terminalin doganor.

Sipas burimeve të Tëvë1, njësitë doganore kishin marrë informacione paraprake se një autobus i nisur nga Shqipëria po transportonte drogë drejt Kosovës. Autobusi u ndalua në pikën kufitare të Vërmicës, ku pas dyshimeve të ngritura u kërkua asistenca e njësisë K9 të Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit të detajuar, u gjetën dhe sekuestruan 120 kilogramë marihuanë të paketuar. Shoferi i autobusit është arrestuar, ndërsa vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.