Kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, e cila e ftoi atë në seancën e nesërme.
“Marrëzia juridike e BeH pasqyrohet më së miri në faktin se Kushtetuta po diskutohet nga një institucion jashtëkushtetues. Prokuroria e BeH më fton që nesër të jap deklaratë si i dyshuar për rrëzimin e rendit kushtetues, vetëm sepse kam kryer detyrën time të përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj pas vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Republikës Sërpska”, tha ai.
