Dodik kërcënon me shfuqizimin e ligjit për financimin e BeH-së në Republikën Sërpska

Para 0 vit

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ka paralajmëruar shfuqizimin e ligjit për financimin e institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës në territorin e entitetit serb, gjatë një takimi të koalicionit qeverisës në Banja Lluka.

Në deklaratën e tij, Dodik e quajti përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në BeH, Christian Schmidt, “të paligjshëm dhe turist”, duke e akuzuar se “po instrumentalizon sistemin gjyqësor të Bosnjës e Hercegovinës” për qëllime politike.

Ky paralajmërim përbën një tjetër përshkallëzim të tensioneve politike mes Republikës Sërpska dhe institucioneve shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës, në kohën kur vendi përballet me sfida të mëdha në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se autoritetet e entitetit do ta ndërpresin më 15 maj zbatimin e Ligjit për financimin e institucioneve të Bosnjës e Hercegovinës në territorin e RS-së, duke akuzuar përfaqësuesin e lartë, Christian Schmidt, për shkelje të rendit kushtetues dhe veprim pa legjitimitet.

Në një takim të koalicionit qeverisës në Banja Luka, Dodik deklaroi se Schmidt është “i paligjshëm dhe turist”, dhe se “po instrumentalizon sistemin gjyqësor të Bosnjës e Hercegovinës”.

Ai theksoi se Republika Sërpska nuk do t’i njohë më institucionet që, sipas tij, nuk kanë legjitimitet kushtetues.

Kjo reagim vjen pasi përfaqësuesi i lartë Christian Schmidt shpalli se do të pezullojë financimin e partive Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) dhe Sërpska e Bashkuar nga fondet buxhetore në të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnjë e Hercegovinë.

“Kam marrë vendim për pezullimin e të gjitha pagesave buxhetore për financimin e SNSD-së dhe Srpska-s së Bashkuar,” u tha Schmidt gazetarëve në Sarajevë, duke theksuar se fondet do të ridrejtohen në një llogari të veçantë në Bankën Qendrore të Bosnjës e Hercegovinës.