“Do ta shkruaj vetëm të vërtetën” Gazetari që u vra pas një atentati të armatosur në Kosovën e pasluftë

Para 23 ditë

Gazetari i vrarë pas luftës në Kosovë, rasti që ende mbetet pa përgjigje

Bardhyl Ajeti ishte një gazetar i njohur për shkrimet e tij kritike mbi zhvillimet politike dhe krimin e organizuar në Kosovën e pasluftës.

Më 3 qershor 2005 ai u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri pranë Gjilanit, derisa po udhëtonte me veturë. Pas disa javësh trajtimi në Itali, Ajeti ndërroi jetë më 28 qershor 2005.

Para atentatit, ai kishte deklaruar se po merrte kërcënime për shkak të shkrimeve të tij.

Edhe pas shumë vitesh, rasti i vrasjes së tij mbetet ende i pazbardhur dhe pa autorë të dënuar.

“Unë do të shkruaj vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se a i pëlqen dikujt apo jo…” Kishte thën ai.

Gazeta Reale