Djersa është mënyra natyrale e trupit për t’u ftohur dhe për të ruajtur temperaturën optimale. Kur temperatura e ambientit është e lartë ose gjatë aktivitetit fizik, trupi prodhon djersë për të mos u mbinxehur.
Por, çfarë ndodh kur djersim i tepërt ndodh gjatë gjumit?
Pse djersitim gjatë gjumit?
- Temperatura e ambientit: Dhoma shumë e ngrohtë ose përdorimi i batanijeve të trasha mund të shkaktojë djersitje nate.
- Stresi dhe ankthi: Mendimet dhe tensioni mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor dhe të rrisin djersitjen.
- Ndryshimet hormonale: Tek gratë, sidomos gjatë menopauzës, nxehtësia dhe djersitja gjatë natës janë shumë të zakonshme.
- Medikamentet: Disa barna mund të shkaktojnë djersitje të shtuar si efekt anësor.
- Sëmundjet: Infeksione, si gripi, apo çrregullime më serioze si hipertiroidizmi, diabeti ose edhe disa forma të kancerit, mund të shoqërohen me djersitje natën.
Kur duhet të shqetësohemi?
Nëse djersitja gjatë natës është e shpeshtë, e rëndë, dhe shoqërohet me:
- Humbje të peshës pa shkak
- Ethe të përsëritura
- Dhimbje ose simptoma të tjera shqetësuese
atëherë duhet patjetër të konsultoheni me mjekun.
Si të reduktojmë djersitjen gjatë natës?
- Mbajeni dhomën freskët dhe të ventiluar.
- Përdorni çarçafë dhe batanije të lehta.
- Shmangni ushqimet pikante dhe alkoolin para gjumit.
- Vishuni me rroba të përshtatshme për gjumë.
- Kontrolloni stresin dhe praktikoni teknika relaksimi para gjumit.
Djersitja gjatë gjumit është zakonisht normale dhe e lidhur me faktorë të thjeshtë si temperatura apo stresi. Por nëse bëhet problematikë dhe shoqërohet me simptoma të tjera, nuk duhet neglizhuar dhe kërkohet ndihmë mjekësore.
