Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mbante një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, protesta të mëdha pro-palestineze u organizuan në rrugët e New Yorkut.
Demonstruesit thanë në protesta se mijëra palestinezë në Gaza u vranë në sulmet e kryera.Grupi, i cili i bëri thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump të mos e mbështeste Netanyahun, mbante pankarta me shkrimin “Djalli është këtu”, “Hiqni rrethimin”, “Gaza do të jetë e lirë” dhe “Arrestoni Netanyahun”, dhe shpesh brohoritnin “Gaza e lirë, Palestina e lirë”.
Siç raportohet, diplomatë të shumtë u larguan nga salla ndërsa Netanyahu filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
