Dj Gimbo në nominim me Brikenën, cili lë sonte shtëpinë?

Para 1 muaj

Motra e DJ Gimbos, Finesa Blakaj, përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Ora 7” , ka komentuar rrugëtimin e vëllait të saj në Big Brother VIP Albania.

Ajo u ndal edhe te nominimi i mbrëmjes, ku ai është në garë së bashku me Brikena Selmanin.

Sipas saj, ky nominim nuk është i rastësishëm, duke lënë të kuptohet se synimi kryesor është largimi i tij nga shtëpia.

“Nominimi ka qenë me qëllimin për ta larguar Gëzimin prej Bigut. Ai është pozicionuar jashtëzakonisht mirë brenda, gradualisht ka fituar pozitën e vet dhe është afruar me Selinën në mënyrë të mirë”, tha ajo.

Blakaj theksoi gjithashtu se ky televotim konsiderohet ndër më të vështirët deri tani, por ajo mbetet optimiste për mbështetjen e publikut ndaj vëllait të saj.

“Është njëri prej televotimeve më të vështira, por unë vazhdojë të besojë tek njerëzit që e duan Gëzimin. Por, edhe nëse del sonte ne jemi shumë të kënaqur me të, por shtëpia ka nevojë për një personalitet dhe për një shpirt si i Gëzimit”, tha ajo