Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani”, gjatë muajve korrik dhe gusht, do t’i ketë dyert e hapura për mërgimtarët që vizitojnë atdheun. Biblioteka do të organizojë një sërë aktivitetesh kulturore dhe vizita të organizuara për të gjithë mërgimtarët e interesuar.
Gjatë këtyre muajve do të ketë vizita të organizuara në hapësirat e bibliotekës, bibliotekat personale të Hasan e Esad Mekulit, Adem Demaçit dhe Fehmi Aganit.
Në këta dy muaj Biblioteka Kombëtare do të punojë me orar të zgjatur të punës deri në orën 21:00,
