Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve

Para 2 muaj

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim zyrtar përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ambasadës gjermane në Kosovë. Gjatë takimit, Radoniqi i informoi ata për procesin e rinumërimit dhe përgatitjet për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme. Diplomati gjerman Matthias Conrad vlerësoi punën e KQZ-së, duke e përgëzuar për organizimin dhe menaxhimin profesional të procesit zgjedhor, ndërsa palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen.