Dimal Basha: Kuvendi u konstituua plotësisht, falënderim për votimin e Rashiqit

Para 6 muaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar pas përfundimit të procesit të konstituimit të këtij organi legjislativ, duke e cilësuar atë si një procedurë të rregullt dhe të suksesshme.

Ai falënderoi deputetët që votuan Nenad Rashiqin si nënkryetar të pestë nga radhët e komunitetit serb, çka shënoi edhe finalizimin e konstituimit të Kuvendit pas gati gjashtë muajsh nga fillimi i procesit më 15 prill.

“Tani e tutje, Kuvendi mund ta vazhdojë punën e vet. Falënderoj të gjithë deputetët për votimin dhe bashkëpunimin”, tha Basha.