Digjet një autobus në Qafë të Duhlës

Para 10 muaj

Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Qafë të Duhlës.

Sipas fotografive të publikuara nga Suhareka Online, mjeti është djegur në pjesën e pasme, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, derisa raportohet se nuk ka të lënduar.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të kuptuar më shumë detaje, por deri në këto momente nuk ka marrë një përgjigje.

May be an image of road