Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me 24 vjet burg Dibran Hoxhën, i njohur si “Kobra”, për vrasjen e ndodhur më 3 janar 2023 në magjistralen Prizren–Zhur, pranë kompleksit “Kobra City”.
Sipas aktakuzës, ai me dashje ka privuar nga jeta viktimën V.C., duke rrezikuar edhe jetën e dy personave të tjerë: R.T. (Sh) dhe A.B.
Së bashku me Hoxhën janë dënuar edhe të pandehur të tjerë të përfshirë në rast.
