Dhëndri i Trump i ka vënë syrin Shqipërisë: “Është një thesar i fshehur”

Para 11 muaj

Jared Kushner, shefi ekzekutiv i “Affinity Partners” dhe dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka cilësuar Shqipërinë si një “vend thesar”, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik për të Ardhmen e Evropës.

Gjatë fjalës së tij, Kushner u ndal te projekti madhor në ishullin e Sazanit, duke e përshkruar si një nismë me ndikim të gjerë, që do të sjellë zhvillim jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Mesdheut.

Ne kemi angazhuar inxhinierët më të mirë në Evropë për këtë projekt. Po punojmë për ta ruajtur dhe përqafuar natyrën e mrekullueshme që gjendet në këtë vend të veçantë. Reagimet që kemi marrë nga Shqipëria kanë qenë shumë pozitive”, tha Kushner.

Ai shtoi se projekti i Sazanit është jo vetëm ambicioz, por edhe i menduar me kujdes për të pasur ndikim afatgjatë ekonomik dhe mjedisor. “Lokacioni është ideal – vetëm 60 milje nga Italia, 6 milje nga Korfuzi dhe praktikisht 0 minuta larg nga bregdeti shqiptar,” theksoi ai.

Ky projekt pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon, duke e kthyer Shqipërinë në një pikë referimi për investime strategjike dhe turizëm elitë në Mesdhe.