Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkurs të ri për pozitën e sekretarit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e nevojshme. Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, kandidatët Arben Loshi dhe Tualant Bajrami nuk arritën të zgjidhen në këtë post.
Më herët, Haxhiu kishte shkarkuar Loshin nga detyra si ushtrues i detyrës dhe kishte emëruar Xheladin Hoxha në këtë pozitë, vendim që ishte kritikuar nga shoqëria civile dhe vëzhgues ndërkombëtarë për shkelje të procesit të konkursit.

