Ka dështuar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së, për shkak të mungesës së kuorumit.
Sipas raportimeve, në mbledhje munguan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa deputetet e PDK-së, Ariana Musliu dhe Ganimete Musliu, lëshuan sallën, duke pamundësuar vazhdimin e saj.
Bëhet e ditur se gjatë ditës mund të thirret një mbledhje e re.
Ndërkohë, 30 kandidatë kanë aplikuar për anëtarë të KPM-së, ku tre prej tyre duhet të jenë nga komuniteti shqiptar dhe dy nga komunitetet tjera. Emërimi i tyre bëhet nga Kuvendi i Kosovës.
