Dështimi i radhës i seancës, Limaj: LVV nuk i ka votat

Para 1 vit

Për të katërtën herë, Albulena Haxhiu ka dështuar të votohet për kryeparlamentare.

LVV propozoi sërish Haxhiun, por që e njëjta mori vetëm 57 vota.
Pas dështimit të seancës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se “partia fituese e zgjedhjeve nuk i ka votat dhe duhet gjetur rrugë që të krijojë shumicën e cila do të krijonte themelimin e institucioneve”.Seanca pritet të vazhdojë pas 48 orësh në ora 10:00.