Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporata Energjetike e Kosovës, Nagip Krasniqi, dëshmitari Skënder Isufi tha se tenderi për mbikëqyrjen e dilatimeve në Termocentralin B1 dhe B2 ishte zhvilluar me procedurë të negociuar dhe ishte rekomanduar për kontraktim.
Ai deklaroi se oferta e vetme kishte ardhur nga kompania greke TU Hellas dhe se komisioni kishte hartuar raportin përfundimtar pas negociatave.
Krasniqi akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.
