Dëshmitari Covey: Kouchner ishte i shqetësuar se arrestimi i Lushtakut mund të destabilizonte krahinën

Para 6 muaj

Dëshmitari amerikan, Jock Covey, gjatë seancës në Dhomat e Specializuara, u pyet nga prokurorja Vega Iodice për rastin e Sami Lushtakut.

Prokurorja përmendi një pjesë nga libri i Bernard Kouchner, ku ish-përfaqësuesi civil për Kosovën shprehte dilema për arrestimin e Lushtakut, duke e quajtur një zgjidhje pragmatike për të shmangur destabilizimin e rajonit.

Covey e konfirmoi këtë qëndrim, duke thënë se ishte një vendim praktik në rrethanat e atëhershme dhe se kishte marrë përgjegjësinë për të, nëse situata do të përkeqësohej.

Ai gjithashtu shtoi se gjenerali britanik Mike Jackson ishte në pajtim të plotë me këtë vendim. Covey theksoi se Lushtaku më pas ishte arrestuar dhe dënuar pas përfundimit të mandatit të tyre në Kosovë.