Dërgohet pa shenja jete foshnja në QKUK, policia nis hetimet

Para 11 muaj

Një foshnjë është dërguar pa shenja jetë nga Obiliqi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes,

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti po hetohet.

“Rr. Shkupi, Obiliq  24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.