Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, mohoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj në koalicion bëjnë pazare për vota në zgjedhjen e kryetares së re të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo tha se disa deputetë që pretendojnë se janë kontaktuar, në fakt vetë dërgojnë sinjale për t’u kontaktuar, duke krijuar përshtypjen e një përfshirjeje të LVV-së në këto marrëveshje. Statovci theksoi se LVV nuk angazhohet në praktika të tilla dhe është e hapur për dialog institucional.
