Deputeti i sapobetuari i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili e cilësoi opozitën si “nomade”. Guri u shpreh se, sipas tij, i vetmi që përmbush këtë përshkrim është vetë Kurti.
“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti. Ai nuk ka një vend të përhershëm banimi dhe nuk e ka familjen në një vend të caktuar”, tha Guri.
Deklarata vjen në kuadër të tensioneve politike pas zgjedhjeve dhe përplasjes së diskursit mes mazhorancës dhe opozitës.
