Deputeti i AAK-së: “Shoqëria në degradim total – po s’erdhi një pejgamber, do ketë gjakderdhje!”

Para 10 muaj

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku liston 29 arsye pse, sipas tij, vendi ndodhet në një gjendje të rëndë. Ai flet për humbjen e vlerave, mungesën e komunikimit, përhapjen e mashtrimit dhe futjen e njerëzve të papërshtatshëm në pozita publike.

Berisha paralajmëron se nëse nuk ndodh një ndryshim i thellë moral dhe shoqëror, “gjakderdhja është e pashmangshme”. Deklarata e tij ka ngjallur reagime të ndryshme, duke u interpretuar nga disa si thirrje për reflektim, e nga të tjerë si retorikë alarmuese.